Kurti jep datën e fundit: Serbët duhet ti kthejnë lejet ilegale të veturave në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendimin që mundëson kalimin nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Këtë vendim e mori sot Kryeministri i vendit, Albin Kurti. Ai tha se kalimi i patent shoferit në RKS, mundëson regjistrimin…

Lajme

07/05/2024 09:24

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendimin që mundëson kalimin nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare, të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Këtë vendim e mori sot Kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai tha se kalimi i patent shoferit në RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve.

“Kalimi në patent shoferë të RKS, mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve. Nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patent shoferit por vetëm aplikim të cilin, çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente, përfshirë: -letërnjoftimin, origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, -çertifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patent shofer, -dëshmi të pagesës së taksës, dhe -origjinalin e patent shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha ai. /Lajmi.net/