Kurti: Jeni aq shumë sa shumicës nuk ua njohim emrin, por faleminderit- Puna vazhdon, siguria e begatia shtohen, na priftë e mbara

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Albin Kurti ka falënderuar qytetarët e Kosovës, si dhe mërgatën. Kurti tha se në 10 ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer u hapën nga qytetarët. “Mirëdita të dashur qytetarë,Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të…

Lajme

29/12/2025 12:29

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh fituesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Albin Kurti ka falënderuar qytetarët e Kosovës, si dhe mërgatën.

Kurti tha se në 10 ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer u hapën nga qytetarët.

“Mirëdita të dashur qytetarë,Në dhjetë ditë fushatë, dhjetëra mijëra duar të shtrënguara e mijëra dyer të hapura nga ju në qindra takime e tubime anembanë. Na pritët me ngrohtësi e besim, e për këtë ju falënderoj përzemërsisht. Jeni shumë, madje aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin. Dhe, u angazhuat pa kursim për fitoren e VETËVENDOSJE!-s me partnerë, për fitoren tuaj”,deklaroi ai.

Po ashtu Kurti tha se bashkatdhetarët erdhën nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës e të gjithëve u është mirënjohës.

“Të dashur bashkatdhetarë që erdhët nga Evropa, Amerika e nga çdo cep i botës, ose që votuat me postë apo fizikisht pardje në ambasadat e konsullatat tona, u jemi mirënjohës përjetë për kontributin tuaj të pamatshëm për liri e shtet dhe komb, si dhe për përkrahjen vendimtare që e bëri fitoren në këto zgjedhje aq madhështore saqë historike”.

“Puna vazhdon, siguria e begatia do të shtohen. Na priftë e mbara!”./Lajmi.net/