Kurti: Jam takuar sot me Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje!, Albin Kurti, e ka konfirmuar se sot është takuar me kryeministrin në detyrë dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Lajme
Kurti nuk ka treguar se për çka është biseduar, por ka lënë të kuptohet se takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen. “Jemi takuar sot më Isa Mustafën dhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri. Unë kam qenë me Visar Ymerin.
Takimi i parë është I vlefshëm, meqenëse është i parë. Mirëpo në takimet tjera, do të diskutohet edhe kjo çështja e Demarkacionit dhe mënyra si do ta zgjidhim së bashku. Po ashtu do të flasim me zotëri Mustafën se për takimin që ka pasur zotëri Mustafa me homologun e tij nga Mali I Zi. Nuk do të paragjykoj si do të dal rezultati, mirëpo besoj se me vullnet të mirë do të shikojmë interesin e ndërsjelltë, dhe hulumtimi që do të bëhet Brenda në Kosovë, së bashku me bisedimet me Malin e Zi do të na sjellë rezultatin e dëshiruar”, ka thënë Kurti.