Kurti iu qon të fala mërgimtarëve: Regjistrohuni për të votuar, 4 minuta të kohës suaj për 4 vjet vendimtare për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka rikujtuar edhe njëherë mërgimtarëve se sot është dita e fundit për tu regjistruar për të votuar. Kurti përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, i ka kërkuar atyre që të regjistrohen deri sot në ora 23:59, shkruan lajmi.net. ‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu ka rikujtuar edhe njëherë mërgimtarëve se sot është dita e fundit për tu regjistruar për të votuar.
Kurti përmes një videomesazhi të publikuar në Facebook, i ka kërkuar atyre që të regjistrohen deri sot në ora 23:59, shkruan lajmi.net.
‘‘Mërgatë e dashur, ju falënderoj të gjithëve që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë vendit në ambasadat e konsullatat tona dhe përmes postës. Afati i fundit është sonte, ora 23:59 minuta. Andaj ju që ende nuk jeni regjistruar, regjistrohuni dhe përfitoni nga lehtësirat që kemi bërë për ju për të qenë pjesë e zgjedhjeve tona dhe vendimeve të përbashkëta. Më lehtë e më thjeshtë kurrë nuk ka qenë”, ka thënë Kurti.
Ai i ka njoftuar mërgimtarët se kjo procedurë e regjistrimit zgjat pak dhe është e shkurtë dhe e thjeshtë.
“E di që jeni të angazhuar me punë dhe obligime. Por, ju premtoj që procedura nuk ju merr më shumë se 4 minuta kohë. 4 minuta të kohës suaj të vlefshme, për 4 vjet vendimtare për Kosovën, për progresin dhe sigurinë e shtetit tonë. Ju që jeni regjistruar, kontaktoni miqtë dhe familjarët tuaj, e meqë tashmë e dini si bëhet regjistrimi, ndihmoni edhe ata që të regjistrohen suksesshëm. Pa regjistrim nuk ka votim, Regjistrohuni online në platformën e KQZ-së për të votuar nga jashtë për zgjedhjet e shkurtit 2025. Vota juaj është e drejtë demokratike dhe shërbim i pazëvendësueshëm për vendin. Ju faleminderit e u jemi mirënjohës përherë. Të fala e mirupafshim”, ka shtuar Kurti.
Video e plotë: