Kurti ishte mbrëmë bashkë me gruan në organizimin e ambasadës amerikane, shprehet “mirënjohës për miqësinë dhe vlerat e përbashkëta”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Amerikës në Kosovë- me rastin e 249 vjetorit të Pavarësisë. Në një publikim të bërë në X, Kurti ka falënderuar të Nagarkuarën me Punë të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, për mikpritjen në këtë mbrëmje festive. “Faleminderit të Ngarkuarës me…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Amerikës në Kosovë- me rastin e 249 vjetorit të Pavarësisë.
Në një publikim të bërë në X, Kurti ka falënderuar të Nagarkuarën me Punë të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, për mikpritjen në këtë mbrëmje festive.
“Faleminderit të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, për pritjen e mbrëmshme me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Jemi mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe vlerat e përbashkëta që e bëjnë bashkëpunimin tonë gjithnjë e më të fortë dhe më domethënës”, shkroi Kurti.
E në publikimin e bërë, Kurti bashkëngjiti edhe disa fotografi ku ndër të tjerash kuptohet se e pranishme në këtë organizim ishte edhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen
Po ashtu të pranishëm ishin edhe disa nga ministrat në detyrë të Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu, Rozeta Hajdari e deputetë të shumtë nga radhët e VV-së./Lajmi.net/