Kurti: Investimet e bëra po ia kthejnë shkëlqimin e dikurshëm Janjevës
Në Janjevë është bërë hapja e panairit me produkte tradicionale, “Mirëserdhët në Janjevë”. Kështu është quajtur ky panair në të cilën prodhuesit të këtij vendi kanë ekspozuar produktet e tyre. Në hapjen e tij ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se nëpërmjet investimeve të realizuar te kësaj qyteze po i…
Lajme
Në Janjevë është bërë hapja e panairit me produkte tradicionale, “Mirëserdhët në Janjevë”.
Kështu është quajtur ky panair në të cilën prodhuesit të këtij vendi kanë ekspozuar produktet e tyre.
Në hapjen e tij ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka thënë se nëpërmjet investimeve të realizuar te kësaj qyteze po i kthehet shkëlqimi i dikurshëm e bashkë me të edhe zhvillimi i këtij vendbanimi.
Kurti në panairin e Janjevës, “Miërserdhët në Janjevë”, që i kushtohet trashëgimisë kulturore dhe ringjalljes ekonomike tha se qeveria e vendit po investon përmes tri ministrive në Janjevë: “Ministria e Kulturës në restaurimin e rifunksionalizimin e 14 shtëpive tradicionale, përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve njerëzore për turizëm dhe menaxhim; Ministria e Zhvillimit Rajonal, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e vjetër të qytezës; Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në shtirjen e ujësjellësit në qytet”.