Kurti ia jep “dritën e gjelbër”: Tezakja e presidentes Osmani rehatohet në ministrinë e Faton Pecit

Qeveria i ka dhënë “dritën e gjelbër” emërimit të tezakes së presidentes Osmani, Venera Çerkini, në pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, nga sot do ta ketë një pozitë të re të punës, shkruan lajmi.net. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar pa…

Lajme

22/02/2023 10:52

Qeveria i ka dhënë “dritën e gjelbër” emërimit të tezakes së presidentes Osmani, Venera Çerkini, në pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, nga sot do ta ketë një pozitë të re të punës, shkruan lajmi.net.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim emërimin e saj në pozitën e drejtoreshës ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Kjo Agjenci, funksionon në kuadër të ministrisë së udhëhequr nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci. /Lajmi.net/