Kurti ia “huq” zgjidhjes së ekuacionit në një shkollë në Llap

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi. Kurti ka provuar zgjidhjen e një ekuacioni e që në fund doli të mos ia ketë qëlluar fare rezultatit, shkruan lajmi.net.…

Lajme

04/09/2024 17:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë pjesë në inaugurimin e një shkolle në komunën e Podujevës, ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dhe kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi.

Kurti ka provuar zgjidhjen e një ekuacioni e që në fund doli të mos ia ketë qëlluar fare rezultatit, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ekuacion kanë reaguar shumë qytetar të cilët kanë thënë se është gabim.

Rezultati në fund të detyrës së Kurtit ka dal 5, ndërkaq në zgjidhjen e ekuacionit është zero./Lajmi.net/