Kurti i uron serbëve Krishtilindjet Ortodokse: Le të na bashkojë e mira
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti me anë të një postimi ka uruar komunitetin serb të besimit ortodoks në Kosovë që sot festojnë Krishtlindjet. Kurti në urimin e tij uroi që të na bashkojë e mira, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian,…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti me anë të një postimi ka uruar komunitetin serb të besimit ortodoks në Kosovë që sot festojnë Krishtlindjet.
Kurti në urimin e tij uroi që të na bashkojë e mira, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar.
Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja.
Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin.
Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie.
Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim./lajmi.net/