Kurti i uron mirëseardhje mërgimtarëve: Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook Kurti tha se bashkatdhetarët në mërgim vizitojnë vendin si mysafirë dhe si partnerë të zhvillimit të së ardhmes. “Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë…

Lajme

05/08/2025 11:19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook Kurti tha se bashkatdhetarët në mërgim vizitojnë vendin si mysafirë dhe si partnerë të zhvillimit të së ardhmes.

“Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë. Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët. Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit”, ka shkruar ai.

Në fund Kurti tha se Kosova është me fat që ka mërgimtarët.