Kurti i shpreh ngushëllime familjes Thaçi: I ndjeri do të kujtohet gjithmonë dashurinë e madhe për vendin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Thaçi, pas vdekjes së babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit. Kurti përmes një telegrami ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit. Për të ndjerin, kryeministri u shpreh se…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij familjes Thaçi, pas vdekjes së babait të ish presidentit Thaçi, Haxhi Thaçit.
Kurti përmes një telegrami ngushëllimi, në emër të Qeverisë dhe të tij, ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e më të dashurit të tyre, Haxhi Thaçit.
Për të ndjerin, kryeministri u shpreh se do të kujtohet gjithmonë për urtësinë e tij, respektin për të tjerët dhe dashurinë e madhe për vendin.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe timin ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve, dashamirëve të familjes suaj dhe miqve të ish-presidentit Hashim Thaçi”, thuhet në letër ngushëllim.
Haxhi Thaçi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës, derisa po trajtohej në QKUK për disa probleme shëndetësore.
Djali i tij, ish presidenti Hashim Thaçi i cili po gjykohet në Hagë e ka vizituar babain e tij të enjten në QKUK. /Lajmi.net/