Kurti i shkon në shtëpi ish të burgosurin politik Mentor Kaçi: Është shembull frymëzimi për brezat e rinj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në shtëpinë e ish të burgosurit politik, Mentor Kaçin i cili ishte filmbërës dhe piktor i njohur. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ai ishte dy herë i burgosur për idealet e lirisë – në vitin 1981 për pesë vjet dhe në vitin 1991 për…

Lajme

12/01/2025 16:04

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në shtëpinë e ish të burgosurit politik, Mentor Kaçin i cili ishte filmbërës dhe piktor i njohur.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ai ishte dy herë i burgosur për idealet e lirisë – në vitin 1981 për pesë vjet dhe në vitin 1991 për shtatë vjet, shkruan lajmi.net.

Ai bashkë me shokë tjerë i qepën uniformat e para të Ushtrisë së Kosovës. Veprimtaria e tij si artist dhe aktivist dëshmon lidhjen e fortë mes krijimtarisë artistike dhe përkushtimit kombëtar. Në Gjakovë, Mentor Kaçi gëzon respekt të madh për rolin e tij historik dhe artistik. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë dhe të shpreh vlerësimin tonë për sakrificën dhe trashëgiminë e tij që është shembull frymëzimi për brezat e rinj”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: