Kurti i quajti ”patriarkalë”, Demaku i PDK-së: Nuk shqetësohemi aspak

Deputeti i betuar i PDK-së, Fadil Demaku, ka bërë të ditur se subjekti që ky përfaqëson nuk shqetësohet aspak mbi komentet e liderit të VV-së, Albin Kurti i cili së fundi e quajti opozitën ‘’patriarkale’’. E gjitha siç shprehej kryeministri në detyrë, meqë s’po e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. ”Pse ka thënë Kurti jemi…

Lajme

02/06/2025 10:59

Deputeti i betuar i PDK-së, Fadil Demaku, ka bërë të ditur se subjekti që ky përfaqëson nuk shqetësohet aspak mbi komentet e liderit të VV-së, Albin Kurti i cili së fundi e quajti opozitën ‘’patriarkale’’.

E gjitha siç shprehej kryeministri në detyrë, meqë s’po e votojnë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

”Pse ka thënë Kurti jemi patriarkalë, a shqetësohemi ne? Aspak hiç”.

”Qëndrimet e PDK-së tashmë janë bërë shumë të qarta. Për gjithçka është fajtor Albin Kurti”.