Kurti i quajti deputetët e opozitës ‘nomadë’, Lushaku-Sadriu: Ne kemi shtëpi, atë që ti dikur e gjuaje me molotov e sot po përpiqesh ta uzurposh
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pasi ky i fundit i quajti ‘nomadë’ deputetët e opozitës, për të cilët tha se nuk po dëshirojnë ta kenë një shtëpi derisa po fliste për moskonstituimin e Kuvendit. E në lidhje me këtë deklaratë të tij, Lushaku-Sadriu ka thënë se deputetët…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pasi ky i fundit i quajti ‘nomadë’ deputetët e opozitës, për të cilët tha se nuk po dëshirojnë ta kenë një shtëpi derisa po fliste për moskonstituimin e Kuvendit.
E në lidhje me këtë deklaratë të tij, Lushaku-Sadriu ka thënë se deputetët kanë shtëpi atë që dikur Kurti e gjuante me molotov, e që siç thotë ajo sot po përpiqet ta uzurpoj.
“Është koha, deputet Kurti, ta kuptosh edhe ti se Kuvendi është shtëpia jonë dhe nuk duhet të sulmohet as me fyerje, as me molotov e as me përpjekje për imponim vullneti. Meqë nuk po mundesh, është koha të lëshosh rrugë”, ka thënë Lushaku-Sadriu. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë: