Kurti: I pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bacës Ali, politikanit Ali Lajçi

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës dhe ish-deputetit, Ali Lajçi. Ai ka shkruar se ndihet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bacës Ali, politikanit Ali Lajçi! “Me Ali Lajçin më ka rënë të njihem dhe të punojmë së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në…

Lajme

28/04/2024 23:41

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Pejës dhe ish-deputetit, Ali Lajçi.

Ai ka shkruar se ndihet i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bacës Ali, politikanit Ali Lajçi!

“Me Ali Lajçin më ka rënë të njihem dhe të punojmë së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin e Kosovës. Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij politik të shtrirë gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, si nga ata që e njohën dhe punuan me të, ashtu edhe nga historia moderne e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Kurti.