Kurti i lutet ish-opozitës: Të bëhet çmos që të evitohen zgjedhjet e reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për media ka filluar fushatën viktimizuese dhe lutjet për opozitën që të votoj Glauk Konjufcën për kryeministër . Ai fillimisht tha se nuk ka kurrëfar obiligimi që të siguroj 61 nënshkrime, transmeton lajmi.net. Pastaj, kërkoi nga opozita që të bëhet çmos që të evitohen zgjedhejt e reja. “Nuk…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencë për media ka filluar fushatën viktimizuese dhe lutjet për opozitën që të votoj Glauk Konjufcën për kryeministër .
Ai fillimisht tha se nuk ka kurrëfar obiligimi që të siguroj 61 nënshkrime, transmeton lajmi.net.
Pastaj, kërkoi nga opozita që të bëhet çmos që të evitohen zgjedhejt e reja.
“Nuk është kurrëfar obligimi që të sigurohen 61 nënshkrime. Tentimi ynë i dytë për bindjen tonë të fuqishme, përveç se është e drejtë është edhe obligim në mënyrë që të bëhet çmos që të evitohen zgjedhjet e reja. Është dëm i madhë nëse detyrohemi që të kemi zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill. Sot e kemi dërguar tek presidentja Vjosa Osmani emrin e Glauk Konjufcës që të kemi edhe një tentim në mënyrë që të mos ketë dy palë zgjedhje në pak muaj dhe përveç kësaj dhe meqenëse opozita po thotë se asesi nuk pranon që të votoj buxhet të qeverisë në detyrë, ndonëse ne e kemi bërë këtë kur kryeministër ishte Avdullah Hoti. Le ta kemi një qeveri në detyrë e cila nuk është më në detyrë, por e votuar në Kuvendin e Republikës. Po të ishte parakusht që të sigurohen 61 nënshkrime që të tentohet herën e dytë, nuk do të kishte pasur kuptim afati 15 ditë i cili ekziston për herën e dytë. Është dëm i madhë jo vetëm për RTK-në, por për 300 mijë pensionistët, nga buxheti i shtetit merren edhe subvencionet. Kjo është një shansë unike që të kemi një qeveri dhe të njëjtën kohë të kalohet buxheti për 2026-tën”, tha Kurti./lajmi.net/