Kurti i kërkon takim Thaçit, kurse i shmanget takimit me Hotin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tash e disa ditë është në kërkim të një takimi me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në përpjekje për t’u koordinuar për politikën e jashtme, mirëpo ai tërësisht po e injoron partnerin e tij të koalicionit për t’u koordinuar për politikën e brendshme.
Lajme
Mësohet se Kurti tash e disa ditë është duke refuzuar një takim më zëvendësin e tij, Avdullah Hotin e LDK-së, për t’u koordinuar për vendimin e heqjes së tarifës 100 për qind.
Në një reagim të tij në Facebook, Hoti i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Kurti për t’u ulur në një takim dhe për të marrë vendim për tarifën.
Hoti ka shkruar në Facebook se pengesat e vetëshkaktuara na përjashtojnë nga ky proces, duke aluduar në tarifën e vënë nga Qeveria Haradinaj ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Hoti edhe një herë ka kërkuar që kryeministri Kurti të marrë vendim për tarifën, pasi që limiti kohor po kalon.
“Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin. Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi. Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.