Kurti i bën thirrje diasporës që të regjistrohet: Proces i lehtë, është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, teksa ka shtuar se afati për t’u regjistruar është deri më 31 gusht. Ai ndër të tjera është shprehur  se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por sipas tij ka ndikim të madh, shkruan lajmi.net. E poashtu thekson se Duke u…

Lajme

25/08/2024 13:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, teksa ka shtuar se afati për t’u regjistruar është deri më 31 gusht.

Ai ndër të tjera është shprehur  se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por sipas tij ka ndikim të madh, shkruan lajmi.net.

E poashtu thekson se Duke u regjistruar, ata bëhen pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës.

“Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun”.

Postimi i plotë:

Të dashur mërgimtarë,

Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun.

Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës.

Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024.

E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.

Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush!

Ju faleminderit! /Lajmi.net/