Kurti fton qytetarët që të marrin pjesë në nominimet për “Çmimet e Vullnetarizmit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e sotme. Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë të qytetarëve që të angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë. “Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë…

Lajme

08/09/2024 12:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një thirrje për qytetarët ditën e sotme.

Kurti përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë të qytetarëve që të angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë.

“Këto kontribute e meritojnë të promovohen dhe falënderohen. Çmimet e Vullnetarizmit në Kosovë janë një hap në këtë drejtim”, ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që t’i nominojnë të rinjtë në çmimet për vullnetarizëm.

“Ju bëj thirrje të gjithë juve qytetarë të nderuar që të nominoni të rinjtë, komunat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike që janë angazhuar ose e kanë përkrahur vullnetarizmin në Kosovë”, shkroi Kurti. /Lajmi.net/