Kurti fton PDK-në, LDK-në dhe AAK-në në takim para seancës konstituive të 6 gushtit
Kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka dërguar ftesa për takim liderëve të partive politike në Kosovë, siç janë LDK, PDK dhe AAK. Këto janë ftesat e dyta me radhë që Kurti ua bën liderëve partiak pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Ftesa u është dërguar sot, apo tri ditë para seancës…
Lajme
Kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka dërguar ftesa për takim liderëve të partive politike në Kosovë, siç janë LDK, PDK dhe AAK.
Këto janë ftesat e dyta me radhë që Kurti ua bën liderëve partiak pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ftesa u është dërguar sot, apo tri ditë para seancës konstituive për formimin e institucioneve që do të mbahet më 6 gusht.
Në ftesën e kaluar pozitivisht ishin përgjigjur kreu i PDK-së, Bedri Hamza si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ndërsa nga Aleanca refuzuan që të takohen me Kurtin.
Pas takimeve, Hamza deklaroi se PDK do vazhdoj të rri në opozitë, kurse nga LDK pranuan se do vazhdojnë takimet e diskutimet me Kurtin.
Ndërsa tani pritet të shihet nëse ndonjëra palë do të arrij të thur bashkëpunimin e nevojshëm që t’i bëhet zgjidhje edhe çështjes së presidentit/es./Lajmi.net/