Kurti flet për Xhandarmërinë: Ishte e nevojshme pa sulmeve të vazhdueshme në veri – Do të ruaj kufijtë, të luftoj grupet e armatosura dhe kontrabandën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për gjendjen e sigurisë në botë dhe në Kosovë. Ai ka thënë se kjo gjendje e sigurisë po evolon me shpejtësi. “Kërcënimet me të cilat përballemi sot nuk janë ato të një dekade më parë. Sfidat kryesore me të cilat jemi…

Lajme

28/05/2026 12:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për gjendjen e sigurisë në botë dhe në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo gjendje e sigurisë po evolon me shpejtësi.

“Kërcënimet me të cilat përballemi sot nuk janë ato të një dekade më parë. Sfidat kryesore me të cilat jemi përballur vitet e fundit, përfshin grupe të armatosura me organizim parasuhtarak dhe kaapcitete superiore ndaj atyre policore, pastaj kontrabandë e vazhdueshme me armë dhe mallra që cenojnë sitgurinë publike përgjatë vijës së gjelbër kufitare. Mandej infiltrim i strukturuar i grupeve të armatosura që kërcënojnë sovraniteitn tonë, përdorimi i teknologjive moderne veqanërisht i dronëve si dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e terenit të papërshtatshëm tokësor, ajror dhe ujor dhe infrastrukturës kritike”, ka thënë Kurti.

Për këtë arsye, Kurti ka thënë se ka qenë e nevojshme themelimi i Xhandarmërisë, pasi sipas ti Policia e Kosovës ka mandat vetëm sigurimin e rendit publik, parandalimin dhe hetimin e krimit.

“Ne kemi pas sulme të vazhdueshme gjatë viteve të fundit në veri ndaj institucioneve të Kosovës, Policisë, institucioneve të sigurisë, qyetetarëve, institucioneve dhe misioneve ndërkombëtare sikurse rrëmbimi i Policëve dhe qytetarëve, sulmet mbi ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët, sulmi terrorist në Bansjkë të Zveçanit dhe sulmi në Ibër Lepenc. Këto na treguan se grupet e armatosura me organizim paraushtarak me armë të rënda dhe kapacitete operacionale ushtarake, përfshirë dron dhe antidron që tejkalojnë standardet policore, kanë rrezikuar dhe mund të rrezikojnë serioziësht sovranitetin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.  Me qëllim të adresimit të këtyre sfidave, vështirësive të mëdha dhe rreziqeve jo të vogla dhe përballjes me këto, themelimi i Xhandarmërisë si strukturë e re, e specializuar, moderne dhe e disiplinuar është domosdoshmëri e kohës e cila do të plotësoj boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar cili do të jetë mandati i Xhandarmërisë.

“Xhandarmëria do të ketë një mandat të qartë, sigurimi i vijës kufitare tokësore ujore dhe ajrore në tërë territorin e Kosovës, operacione kundër grupeve terroriste të armatosura, përfshirë ato me karakter paraushtarak, parandalimi dhe luftimi i të gjitha llojeve të kontrabandës kufitare, menaxhimi i situatave të rrezikut të larte dhe sigurimi i infrastrukturës kritike. Modeli i Xhandarmërisë është praktikë e dëshmuar evropiane, shtetet si Franca, Italia, Turqia, Spanja, Portugalia dhe jo vetëm kanë struktura të ngjashmë me role dhe mandate të qarta ë veprojnë me efikasitet dhe profesionalizëm me dekada. Ne jemi duke ndjekur praktikat më të mira evropiane, por modeli i Kosovës do të ndërtohet në përputhje me sistemin tonë kushtetues, specifikat dhe rrethanat e Republikës së Kosvës. Tashmë grupi punues i themeluar nga ministri Xhelal Sveçla është duke punuar në analizimin e të gjitha aspekteve për themelimin e Xhandarmërisë.  Themelimi i Xhandarmërisë do të bëhet me miratimin në Kuvendin e Kosovës nga legjislatura e 11-të që do të dal nga zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/