Kurti flet për “angazhimin” e Haxhiut për zgjidhje, e thotë edhe këtë: S’është duke u kënaqur në zyrën e Presidentes

Albulena Haxhiu, e cila po e ushtron detyrën e shefes së shtetit, “nuk është duke u kënaqur” në atë karrige, thotë kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kurti tha se Haxhiu është “shumë e angazhuar dhe e interesuar” që të zgjidhet Presidenti i ri. “E kemi edhe ushtruesen e detyrës së Presidentes,…

Lajme

14/08/2026 13:14

Albulena Haxhiu, e cila po e ushtron detyrën e shefes së shtetit, “nuk është duke u kënaqur” në atë karrige, thotë kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti tha se Haxhiu është “shumë e angazhuar dhe e interesuar” që të zgjidhet Presidenti i ri.

“E kemi edhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila është shumë e angazhuar dhe e interesuar që kjo të marrë fund. Albulena nuk është një person e cila është duke u kënaqur në pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes. Ajo është shumë e interesuar që këtë ta marrë një figurë unifikuese, për të cilën merremi vesh të gjithë ne bashkë”, tha ai.