Kurti flet para simpatizantëve në Prishtinë: Rezultate tregojnë një të vërtetë të qartë të saktë që VV-ja është fituese e zgjedhjeve
Në qendër të Prishtinës, në sheshin “Skënderbeu” sonte janë mbledhur një numër i madh i përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje. Këta simpatizantë të VV-së u mblodhën për të festuar rezultatin e zgjedhjeve. Edhe pse me shumë probleme të ueb-faqes së KQZ-së, VV-ja nga këto rezultate të deritanishme u mblodhën për të festuar. Para simpatizantëve foli edhe…

Lajme
Në qendër të Prishtinës, në sheshin “Skënderbeu” sonte janë mbledhur një numër i madh i përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Këta simpatizantë të VV-së u mblodhën për të festuar rezultatin e zgjedhjeve.
Edhe pse me shumë probleme të ueb-faqes së KQZ-së, VV-ja nga këto rezultate të deritanishme u mblodhën për të festuar.
Para simpatizantëve foli edhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.
Kurti falënderoi qytetarët për këtë festë të fitores sonë, urime e gëzuar të gjithëve.
“Nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare, por rezultate preliminare tregojnë një të vërtetë të qartë të saktë që Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Bravo e urime”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
“Falënderoj të gjithë votuesit tanë që na kanë mbështetur që në orët e para ët mëngjesit si kurorëzim i një pune një mujore në fushate, e 4 vjeçare në qeverisje, e 20 vjecare në VV. Faleminderit të gjithëve, secilit e secilës për rolin e kontributin ,angazhimin e pa-rezervë e te pakursyer cep më cep Republikës sonë, edhe në diasporë”.
“Ka qenë proces demokratik pa incidente, e falënderoj policinë dhe mekanizmat shtetërore por kështu ndodhë kur është qeveria jonë në pushtet e s’ka incidente e procesi demokratik është cilësor deh i vërtetë i lirë dhe i ndershëm”, shtoi ai.
“Ajo që dihet nga rezultatet preliminare është se edhe më i bë bashkë PDK-in e LDK-in nuk bëjnë sa Vetëvendosja jonë. Ajo që dihet ajo gjëja tjetër që dihet nga rezultatet preliminare…”/Lajmi.net/