Kurti flet në telefon me presidentin e Kenias, e fton këtë shtet ta hap ambasadën në Prishtinë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur në telefon me William Ruto, pasi Kenia e ka njohur Kosovën. Kurti ka thënë se i ka bërë ftesë Kenias që ta hap ambasadën e saj në Prishtinë. Po ashtu, Kurti ka shkruar në “X”, se kanë ftuar njëri tjetrin në vizita zyrtare – si dhe kanë folur…

Lajme
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur në telefon me William Ruto, pasi Kenia e ka njohur Kosovën.
Kurti ka thënë se i ka bërë ftesë Kenias që ta hap ambasadën e saj në Prishtinë.
Po ashtu, Kurti ka shkruar në “X”, se kanë ftuar njëri tjetrin në vizita zyrtare – si dhe kanë folur për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
“Sot është një ditë historike për Kosovën, pasi Kenia e ka njohur zyrtarisht republikën tonë. Pata kënaqësinë të flisja me Presidentin William Ruto pas këtij momenti historik. Ftuam njëri-tjetrin për vizita zyrtare dhe ramë dakord që hapi tjetër të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike”.
“Krenar dhe i nderuar nga kjo arritje, i bëra një ftesë Kenias për të hapur një ambasadë në Prishtinë. Dy vendet tona ndajnë një histori sakrificash të mëdha për liri dhe pavarësi. Pres me padurim thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit tonë në kulturë, tregti dhe investime”, ka shkruar Kurti.