Kurti emëron Kreshnik Haxhiun në pozitën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Informacion të Klasifikuar
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar sot Kreshnik Haxhiun në pozitën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK). Emërimi është bërë me propozim të drejtorit të kësaj agjencie, raporton lajmi.net Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e ka uruar Haxhiun për detyrën e re dhe i ka…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar sot Kreshnik Haxhiun në pozitën e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK).
Emërimi është bërë me propozim të drejtorit të kësaj agjencie, raporton lajmi.net
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti e ka uruar Haxhiun për detyrën e re dhe i ka dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të tij.
Agjencia për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar është institucion përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave të klasifikuara dhe garantimin e sigurisë së informacionit në institucionet shtetërore të Kosovës./Lajmi.net/