Kurti emëron edhe një këshilltare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Furtuna Sheremeti si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike

Lajme

04/03/2020 17:36

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka emëruar sot Furtuna Sheremeti si Këshilltare të Jashtme Politike për Çështje Juridike.

Sheremeti është e lindur dhe e rritur në Prishtinë, ku edhe ka përfunduar studimet për drejtësi në Universitetin e Prishtinës.

Ajo ka kryer studimet Master në Kriminologji e Shkenca Penale në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht është në vitin e fundit të studimeve të doktoraturës në Universitetin e Leuven-it në Belgjikë, ku po hulumton temën e adresimit dhe matjes së dëmit të shkaktuar nga krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. /Lajmi.net/