Kurti e uron VLEN-in për fitoren në Maqedoni të Veriut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar VLEN-in për fitoren në Maqedoni të Veriut. Kurti madje ka thënë se kjo frymë e ndryshimit, ka sjellur bashkëpunim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me Mickoskin në krye të qeverisë. “Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar VLEN-in për fitoren në Maqedoni të Veriut.
Kurti madje ka thënë se kjo frymë e ndryshimit, ka sjellur bashkëpunim mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me Mickoskin në krye të qeverisë.
“Nga Çairi në Tetovë, VLEN-i ka arritur të fitojë në dhjetë komuna në Maqedoninë e Veriut. Dy miqtë e mi, Izeti e Bilalli, triumfuan me meritë sepse me projekte konkrete dhe punë të ndershme. I pari që në raundin e parë, i dyti dy javë më vonë, por të dy ngadhënjyen, me diferencë të thellë”, ka shkruar Kurti.
Ai ka thënë se për 15 muaj në pushtet VLEN-i ka qeverisur me duar të pastra.
“Pikërisht kjo frymë e ndryshimit, ka sjellur një bashkëpunim të hapur e shumë dimensional mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Nga takimi përmbajtësor i dy qeverive tona e deri te menaxhimi i përbashkët i kufirit, Kosova e Maqedonia e Veriut si kurrë më parë kanë thelluar raportet fqinjësore. Qeveria e Kosovës mirëpret zhvillimet demokratike në Maqedoni të Veriut, si një dëshmi e perspektivës evropiane të partnerit dhe aleatit tone”, vijon deklarimi i tij.