Kurti e “qorton” militantin e VV-së që i tha “ti je king” në Londër: “King është Çarlesi III, unë jam kryeministër në detyrë”

Takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me mërgimtarë në Londër solli një situatë qesharake. Një nga mërgimtarët iu drejtuar Kurtit me gjuhë militanti: “ti je king”, transmeton lajmi.net. Kurti iu kundërpërgjigj me një “qortim” të butë atij duke i thënë se “King është Çarlesi III”. Më poshtë e keni bashkëbisedimin e plotë: Kurti: Ju e…

Lajme

22/10/2025 12:08

Takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me mërgimtarë në Londër solli një situatë qesharake.

Një nga mërgimtarët iu drejtuar Kurtit me gjuhë militanti: “ti je king”, transmeton lajmi.net.

Kurti iu kundërpërgjigj me një “qortim” të butë atij duke i thënë se “King është Çarlesi III”.

Më poshtë e keni bashkëbisedimin e plotë:

KurtiJu e dini, kjo shprehja qysh është për këto koalicionet në perëndim, thojnë: kingmejker.

MërgimtariO ti je king.

KurtiKing është Çarlsi III, unë jam kryeministër në detyrë.

Mërgimtari: Ti je mbret i shqiptare./lajmi.net/