Kurti e qet veten në rrenë: Thotë se nuk shkoi ta vizitonte Thaçin se s’donte ta legjitimitonte Specialen, dikur thoshte shkaku i formularëve
Në një intervistë ekskluzive në Top Story përballë Grida Dumës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe çështje të tjera. Kurti ka treguar mes të tjerash arsyen se përse nuk e ka vizituar në Hagë Hashim Thaçi dhe të burgosurit e tjerë. Sipas tij nuk e ka…
Lajme
Në një intervistë ekskluzive në Top Story përballë Grida Dumës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur gjatë mbi mandatin e tij 4 vjeçar dhe çështje të tjera.
Kurti ka treguar mes të tjerash arsyen se përse nuk e ka vizituar në Hagë Hashim Thaçi dhe të burgosurit e tjerë. Sipas tij nuk e ka bërë sepse nuk pranon që të ‘legjitimojë’ Gjykatën Speciale.
“Kam pasur ndërmend të shkoj, por nuk kam mendim aspak pozitiv për Gjykatën Speciale siç ka pasur Thaçi dhe kur kam marrë vesh që për të shkuar në Hagë duhet të mbushej një mori letrash, prandaj nuk kam shkuar. Se kjo i bie që unë duhet të pranoj Gjykatën Speciale. Duhet t’i bëj asaj një lloj legjitimimi, ndaj nuk kam shkruar se nuk dua të nënshkruaj letra me logo të Speciales”, deklaroi ai.