Kurti e Peci tregojnë se është siguruar buka e mot-motit, shprehen të bindur se s’do të ketë nevojë për import

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci kanë vizituar fermerin Asman Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës, i cili kultivon rreth 27 hektarë grurë. Nga aty, Kurti e Peci thanë se kjo vërë do të garantojë bukën e motmotit, me ç’rast premtuan edhe më tej mbështetje…

Lajme

10/07/2024 14:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci kanë vizituar fermerin Asman Kryeziu nga fshati Bubavec i Malishevës, i cili kultivon rreth 27 hektarë grurë.

Nga aty, Kurti e Peci thanë se kjo vërë do të garantojë bukën e motmotit, me ç’rast premtuan edhe më tej mbështetje përmes subvencionimit.

Kryeministri Kurti, ka thënë se Qeveria ka dhënë mbështetje fushës së bujqësisë me buxhet rreth 100 milionë euro. Kurti ka thënë se kanë shkurtuar edhe procesin e aplikimit për subvencione.

“Pamë korrjen e grurit në një vend që ka qenë djerrinë ku paraprakisht janë nxjerr 260 metra kub grurë, siç tha edhe fermeri, djerrina me grurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën. Buka jonë në sofrën tonë nga toka jonë. Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro ashtu siç e kemi premtuar dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën edhe plehun edhe rendimentin me 4 cent, këtë të fundit për kilogram. Në anën tjetër e kemi zvogëluar jashtëzakonisht dokumentet që i nevojiten fermerëve për subvencione, ka raste ku nga tri javë aplikimi është shkurtuar për vetëm 30 minuta”, ka thënë Kurti, teksa është shprehur optimist se këtë vit nuk do të ketë nevojë për import të grurit.

“Do të vazhdojmë me punë të mira, ky duket të jetë viti me të cilën me prodhimtarinë e shtuar prej 140 deri 150 mijë grurë do ta mbulojmë dhe tejkalojmë importin që e kemi pasur me 139 mijë në vitin e kaluar. Gjithë kjo po tregon që kjo verë e garanton bukën tonë, në sofrën tonë nga toka jonë, pra prodhimtari vendore pa pasur nevojë për import”, u shpreh Kurti.

Prononcimi i plotë i Kryeministrit Kurti:

E vizituam fermerin e suksesshëm dhe punëtor Asman Kryeziun, bashkë me Ministrin Faton Pecin dhe zëvendësin e tij Imri Demelezin, me ç’rast pamë korrje-shirjen e grurit në një vend që ka qenë djerrinë e prej së cilës paraprakisht janë nxjerrë 260 metra kub gurë. Siç e tha edhe fermeri Asman Kryeziu, djerrina me gurë është bërë arë me grurë dhe është në funksion të programit tonë që bukën e motmotit ta kemi tonën, pra buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë.

Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione. Madje ka raste kur nga tri javë, aplikimi është shkurtuar në vetëm 30 minuta. Do të vazhdojmë me këto punë të mira, aq më tepër që ky duket të jetë viti me të cilën me prodhimtarinë e shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë ton grurë, do ta mbulojmë e tejkalojmë importin që e kemi patur prej 139 mijë ton grurë në vitin e kaluar.

E falënderoj familjen Kryeziu, Ministrin Faton Peci, deputetin Gani Krasniqi, Zëvendësministrin Imri Demelezi, dhe le t’ju qëndrojmë bashkë bujqve të këtillë sikurse Asman Kryeziu, jo vetëm këtu në Malishevë, por anembanë Kosovës.