Kurti e Orav diskutojnë për integrimin evropian dhe konstituimin e Kuvendit

Procesi i integrimit evropian dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian kanë qenë tema që kanë diskutuar sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe angazhimin në zbatimin…

Lajme

07/07/2025 19:30

Procesi i integrimit evropian dhe bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian kanë qenë tema që kanë diskutuar sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti theksoi përkushtimin e plotë të qeverisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe angazhimin në zbatimin e reformave.

“Në lidhje me aktualitetin në vend dhe interesimin e ambasadorit Orav, kryeministri theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, si domosdoshmëri për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe vazhdimit të punës së legjislativit ku presin miratim edhe marrëveshje ndërkombëtare kyçe për integrimin evropian të Kosovës si ajo në lidhje me Planin e Rritjes”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e BE-së si vazhdimësi e takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Shkup javën e kaluar.