Kurti e nis fushatën për zgjedhjet lokale, VV thotë se ia ka marrë LDK-së një emër të njohur në Prizren

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj. Sipas LVV-së, Behar Begaj, është emër i njohur në komunën e Prizrenit. Tutje në postimin…

Lajme

11/05/2025 20:09

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur fushatën e zgjedhjeve lokale nga Prizreni. Në një postim të bërë nga partia e tij në rrjetin social Facebook, thuhet se ia kanë marrë LDK-së kryetarin e nëndegës në Zhur, Behar Begaj.

Sipas LVV-së, Behar Begaj, është emër i njohur në komunën e Prizrenit.

Tutje në postimin e LVV-së thuhet se Begaj ka ardhë në këtë parti me bashkëpunëtorët e tij.

Postimi i plotë:

Aderimi i Behar Begajt dhe bashkëpunëtorëve në Lëvizjen Vetëvendosje – Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren vazhdon të zgjerohet dhe të fuqizohet me personalitete të rëndësishme dhe figura me përvojë politike dhe organizative. Në këtë frymë, Behar Begaj, një emër i njohur në komunën e Prizrenit, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, së bashku me një grup të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh të tij.

Behar Begaj ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Nendegës së LDK-së në Zhur, dhe ishte anëtar i Kryesisë për katër mandate të njëpasnjëshme, ka qenë ish-asambleist i Komunës së Prizrenit dhe ish-kryetar i Bashkësisë Lokale në Zhur. Përkushtimi i tij ndaj komunitetit dhe angazhimi politik i dëshmuar në vite, janë vlera të çmuara që tashmë do të kontribuojnë në fuqizimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rajon.

Bashkë me të, në Lëvizjen Vetëvendosje aderojnë edhe shumë bashkëpunëtorë të tij me përvojë dhe përkushtim në jetën publike dhe politike. Emrat e bashkëpunëtorëve që i janë bashkuar Lëvizjes janë:

1. Sali Nuhiu – ish Kryetar i nëndegës PZ

2. Islam Omaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

3. Jetmir Susuri – ish anëtar i nëndegës Zhuri

4. Ajdin Ademaj – ish anëtar i nëndegës Zhuri

5. Zamir Begaj – ish nënkryetar i F.Rinor Zhur

6. Zijadin Omaj – anëtar

7. Uran Krasniqi – anëtar

8. Qendrim Krasniqi – anëtar

9. Nderim Begaj – anëtar

10. Alban Omaj – anëtar

11. Bekim Vezaj – anëtar

12. Ilami Susuri – anëtar

13. Sabri Susuri – anëtar

14. Flamur Gashi – anëtar

15. Floridan Begaj – anëtar

16. Ismet Kyqyku – anëtar

17. Shaban Susuri – anëtar

18. Sami Kurtaj – anëtar

19. Vezir Omaj – anëtar

20. Arif Islami – anëtar

Ky aderim është dëshmi e besimit dhe vlerësimit që strukturat dhe individët me përvojë kanë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ky hap i rëndësishëm përforcon strukturat e Lëvizjes në Prizren dhe është një garanci për një angazhim edhe më të fuqishëm në shërbim të qytetarëve.

Mirë se erdhët në Lëvizjen Vetëvendosje!