Kurti e Maqedonci vizitojnë komandën amerikane në kuadër të “DE25”, tre ditë pasi shpërndanë panik se 70 për qind e ushtrisë serbe gjendet afër kufirit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vizituar komandën e divizionit të 28-të të këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila po drejton brigadat shumëkombëshe në kuadër të ushtrimit të përbashkët ushtarak Defender Europe 25 që po mbahet në Kosovë. Në këtë vizitë, Kurtit i shoqëroheshin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe…

Lajme
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka vizituar komandën e divizionit të 28-të të këmbësorisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila po drejton brigadat shumëkombëshe në kuadër të ushtrimit të përbashkët ushtarak Defender Europe 25 që po mbahet në Kosovë.
Në këtë vizitë, Kurtit i shoqëroheshin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Gjatë vizitës, Kurti theksoi se ky ushtrim është duke u zhvilluar me sukses të plotë, ndërsa vlerësoi lart bashkëpunimin ndërkombëtar ushtarak.
“Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore” shkruan Kurti.
Kjo vizitë e Kurtit, vjen tre ditë pasi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci doli me deklaratë se 70 për qind e ushtrisë serbe gjenden afër kufirit me Kosovën, duke shkaktuar panik tek qytetarët.
Postimi i plotë:
Ushtria jonë çdo ditë po dëshmon aftësitë ndërvepruese me ushtritë e vendeve të NATO-së.
Ushtrimi Defender Europe 25 është duke u zhvilluar me sukses të plotë në Republikën e Kosovës. Për të parë nga afër, sot së bashku me ministrin e Mbrojtjes,
Ejup Maqedonci dhe Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizituam komandën e divizionit 28 të këmbësorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkura të Amerikës e cila drejton me të gjitha brigadat shumëkombëshe në regjionin e Europës Juglindore.
Më pas vazhduam në Devë për të vizituar Forcën për Detyrë, një batalion ky shumëkombësh i drejtuar nga regjimenti i dytë i këmbësorisë së FSK-së. Në fund vizituam poligonin për qitje me armë të lehta, poligon ky i cili ka ardhur si donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ushtrinë e Kosovës.
Sot po ashtu patëm rastin të shohim investimet infrastrukturore që jemi duke i bërë në zonën kryesore të trajnimit në Babaj të Bokës.