Kurti e Konjufca ‘zbuten’ para Palmer e Kosnett, kërkojnë koordinim për dialogun

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca kanë zhvilluar takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Lajme

11/03/2021 22:45

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se në këtë takim mes tjerash diskutuan për nevojën urgjente të Kosovës për vaksina dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot kam pasur një takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matt Palmer dhe ambasadorin Kosnett. Ne diskutuam nevojën urgjente të Kosovës për vaksina, rëndësinë e investimeve të Shteteve të Bashkuara dhe koordinimin midis SHBA dhe BE mbi dialogun”, shkroi Kurti.

Ai tha se Palmer e përgëzoi për fitoren në zgjedhje dhe shprehu mbështetjen e tij.

Radhitja e temave që u diskutuan në këtë takim virtual vë në pah faktin se Kurti ka zbutur qëndrimin e tij karshi dialogut si prioritet të gjashtë ose shtatë siç kishte deklaruar pasi i fitoi zgjedhjet./Lajmi.net/