Kurti e Gërvalla vazhdojnë me takime të “fuqishme”, takohen me kryediplomatin e sulltanatit të Omanit
Gjatë qëndrimit në New York, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi. Në këtë takim, Kurti vlerësoi raportet konstruktive ndërmjet…

Lajme
Gjatë qëndrimit në New York, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Sulltanatit të Omanit, Sayyid Badr bin Hamad bin Hamood Al Busaidi.
Në këtë takim, Kurti vlerësoi raportet konstruktive ndërmjet dy vendeve, ndonëse ato ende nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike. “Kosova dhe Omani kanë raporte konstruktive,” tha ai, duke falënderuar Omanin për mbështetjen në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.
Kryeministri prezantoi progresin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, si dhe mundësitë që vendi ofron për investime të huaja.
Ai u shpreh i bindur se ekziston potencial real për bashkëpunim në fusha të ndryshme si ekonomia, tregtia, arsimi, turizmi dhe kultura. “Ka përfitime të ndërsjella në një partneritet më të thelluar ekonomik e kulturor,” u shpreh ai.
Në fund të takimit, Kurti ftoi ministrin Al Busaidi që, së bashku me një delegacion të nivelit të lartë nga Omani, të realizojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, “për të parë e për të hulumtuar nga afër mundësitë e reja të bashkëpunimit, që do të thellonin mirëkuptimin ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.”/lajmi.net/