Kurti e fillon intervistën me deklaratën skandaloze, krahason mediat me kohën e regjimit të Serbisë: Atëherë ishte terr informativ, tash është mjegull dezinformative

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka filluar me deklaratë skandaloze intervistën e tij në Kanal 10. Kurti i ka krahasuar mediat në Kosovë me regjimin e Serbisë të para 30 viteve, transmeton lajmi.net. “Kurrë nuk ka pasur më shumë luftë hibride, kurrë nuk ka pasur më shumë dezinformata, keqinformim, mosinformim. Mund të them që…

Lajme

11/12/2025 20:46

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka filluar me deklaratë skandaloze intervistën e tij në Kanal 10.

Kurti i ka krahasuar mediat në Kosovë me regjimin e Serbisë të para 30 viteve, transmeton lajmi.net.

“Kurrë nuk ka pasur më shumë luftë hibride, kurrë nuk ka pasur më shumë dezinformata, keqinformim, mosinformim. Mund të them që nëse e krahasojmë para 30 viteve, kur ishim nën okupimin e egër të Serbisë, aso kohe kemi pasur terr informativ, meqenëse mediat u patë mbyllur. Ndërsa sot në shumë aspekte mund të themi që kemi një mjegull dezinformative. Nuk është më terrë informativ, nuk është më zi, por është mjegull dezinformative, është bardhë por që s’mund të shohësh.”, tha ai.

Tutje, kryeministri në detyrë tha se nuk e mbështet gjuhën e antarit të VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, por nuk tha se do t’a ndëshkoj.

“Nuk e mbështesë një gjuhë të tillë. Por, ta kemi parasyshë, që njerëz të ndryshëm, kanë reagime të ndryshme dhe ata mbajnë përgjigjësi për këtë.”, tha ai./lajmi.net/