Kurti: Duhet të vazhdojmë sepse këtë e pret populli prej nesh, Kushtetuesja thotë merruni vesh prandaj insistoj

Kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas ndërprerjes së seancës pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadriaj hodhi vezë në drejtim të këtij të fundit. Pas kësaj, Kurti deklaroi se sot nuk propozuan një emër për kryetar të Kuvendit anipse i kanë…

Lajme

08/08/2026 13:14

Kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas ndërprerjes së seancës pasi ky i fundit kërkoi kohë shtesë ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadriaj hodhi vezë në drejtim të këtij të fundit.

Pas kësaj, Kurti deklaroi se sot nuk propozuan një emër për kryetar të Kuvendit anipse i kanë votat për një gjë të tillë.

“Në vazhdimin e seancës konstituive nuk propozuam një emër ndonëse i kemi votat për një gjë të tillë, meqenëse çfarëdo konstituimi I Kuvendit që do të garantonte qëndrimin në sallë pashmangshëm do të na shtynte në zgjedhjet e reja e të përsëritura e të paarsyeshme e të panevojshme e të dëmshme.Andaj insistimi ynë i drejtë dhe i dobishëm është që të ulemi e të bisedojmë, të merremi vesh e vetëm nga lartësia e një marrëveshje politike dhe nga gjerësia e një marrëveshje në mes meje me liderët e partive të tjera parlamentare të konstituojmë kuvendin, të formojmë qeverinë dhe të zgjedhim presidentin e ri.Nuk ka kuptim të mos bëjë marrëveshje e të mos bashkëbisedojmë. Në këto orët e fundit ndërmjet fillimit të seancës për konstituimin e kuvendit dhe vazhdimin e kësaj seance unë kam pasur takim gjithashtu kam shkruar letra, kam shkruar letra që ftojnë për takim, kam shkruar mesazhe telefonike për t’u takuar me liderët e partive politike dhe nuk duhet të shuhen përpjekjet për të bashkëpunuar”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Tutje ai tha se duhet të vazhdohet të përpiqen sepse kështu e kërkon kushtetushmëria dhe “pret populli prej nesh”.

“Kushtetuesja thotë merruni vesh e bëni marrëveshje, qytetarët presin që ne të merremi vesh e të bëjmë marrëveshje prandaj edhe insistimi im do të jetë në këtë drejtim.. Nëse unë kam barrën kryesore dhe përgjegjësinë për formimin e qeverisë së re, si subjekt fitues Vetëvendosje për konstituimin e kuvendit, por sidomos zgjedhja e presidentit që duhet të jetë zgjedhje e unitetit të popullit nuk është përgjegjësi ekskluzive e jona.Nuk do të duhej shkuar në një seancë kuvendi për zgjedhjen e presidentit, ku aty do të jenë vetëm ulëset e rreshtit të brendshëm të Vetëvendosjes të vetmuara për të zgjedhur president”,shtoi Kurti.

Kurti po ashtu tha se “Presidenti duhet të jetë jopartiak, jashtë polemikave ditore jo në këtë skenën aktuale politike por personalitet me vlerat ë dëshmuara me vlera kombëtare.U bëj thirrje kryetarit të PDK-së, atij të LDK-së e të Aleancës që të bisedojmë duke u takuar e duke u takuar të merremi vesh e të bëjmë marrëveshje politike për rrugën e përbashkët përpara për hir të institucioneve politike.”/Lajmi.net/