Kurti do të takohet me Kaja Kallasin, të martën, në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet të martën, në Bruksel, me Kaja Kallasin, shefen e re të diplomacisë evropiane, ka konfirmuar zëdhënësja e saj, Anita Hipper. Një takim të ngjashme do e zhvillon edhe president ii Serbise Aleksandar Vuçiq. Do jetë ky takim i parë i Kallas me liderët e Kosovës dhe Serbisë…

Lajme

02/12/2024 15:30

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet të martën, në Bruksel, me Kaja Kallasin, shefen e re të diplomacisë evropiane, ka konfirmuar zëdhënësja e saj, Anita Hipper.

Një takim të ngjashme do e zhvillon edhe president ii Serbise Aleksandar Vuçiq.

Do jetë ky takim i parë i Kallas me liderët e Kosovës dhe Serbisë që nga marrja detyrës së përfaqësueses së lartë teë BE për politikë të jashtme dhe siguri, detyrë kjo të cilën Kallas e nisi më 1 dhjetor.

Këto takime do zhvillohen në margjinat e darkës së punës të cilën president i ri i Këshillit Evropian Antonio Kosta do e zhvilloj me liderët nga Ballkani Perënidmor, e cila do organizohet gjithashtu më 3 dhjetor.

Ndonëse të planifikuara më herët, këto takime do zhvillohen vetëm pak ditë pas sulmit në Zubin Potok ku u dëmtuar infrastruktura kyçe në Kosovë.

Zëdhënësja e re e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Anita Hipper përsëriti se ky është sulm terrorist dhe kërkoi që përgjegjësit të ballafaqohen me drejtësinë.

Sulmi i fundjavës është arsye përse ka ndryshuar edhe agjenda e komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, ku është përfshirë edhe debati për situatën në Kosovë në dritë të këtij sulmi.

Me këtë rast në Bruksel ka udhëtuar urgjentisht ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla e cila do merr pjesë në debatin që këtë pasdite do mbahet në komitetin për politikë të jashtme të PE-së.