Kurti dikur kritikonte PISA-n si “humbje të lirisë”, sot Kosova vazhdon të mbetet në fund të ranglistës
Rezultatet e Testit PISA 2025 kanë rikthyer në vëmendje deklaratat e mëhershme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për gjendjen e arsimit në Kosovë. Në një deklaratë të 27 qershorit 2019, Kurti, atëherë në opozitë, kishte folur për rezultatet e PISA-s dhe pozitën e Kosovës në raport me vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim…
Lajme
Rezultatet e Testit PISA 2025 kanë rikthyer në vëmendje deklaratat e mëhershme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për gjendjen e arsimit në Kosovë.
Në një deklaratë të 27 qershorit 2019, Kurti, atëherë në opozitë, kishte folur për rezultatet e PISA-s dhe pozitën e Kosovës në raport me vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).
“Rezultatet e PISA-s, të arritshmërisë së nxënësve në lexim, treguan që Kosova, me 146 pikë nën mesataren e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, ngelet në fund të ranglistës”, kishte deklaruar Kurti mes tjerash.
Gjashtë vjet më vonë, rezultatet e PISA 2025 tregojnë se Kosova vazhdon të përballet me rezultate të dobëta në të tri fushat kryesore të testimit.
Në testimin e vitit 2025, Kosova ka marrë 357 pikë në shkencë, 350 pikë në matematikë dhe 340 pikë në lexim.
Vetëm rreth një në pesë nxënës arrin nivelin bazë në shkencë, ndërsa në matematikë dhe lexim përqindja është edhe më e ulët.
Rezultatet kanë nxitur reagime të shumta politike, me opozitën që ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në arsim dhe mënyrën se si është menaxhuar ky sektor gjatë viteve të fundit.
Në këtë kontekst, deklarata e Kurtit e vitit 2019 po rikthehet në vëmendje, tash kur ai është në pozitën e kryeministrit dhe rezultatet e reja të PISA-s tregojnë se Kosova ende mbetet përballë një performance të dobët të nxënësve në arsimin parauniversitar. /Lajmi.net/