Kurti: Dialogu në Bruksel zhvillohet për statusin e marrëdhenieve mes dy shteteve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 11 vjetorin e vendimit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës.

Lajme
Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkroi se pas vendimit të GJND-së, OKB ka miratuar rezolutën që thërret për dialog mes Kosovës dhe Serbisë i cili në Bruksel zhvillohet për statusin e marrëdhënieve të dy shteteve.
“Sot mbushen 11 vjet kur GJND-ja vulosi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës. Pas më pak se dy muaj, OKB miratoi një rezolutë që thërret për një dialog për paqe dhe progres mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu në Bruksel është për statusin e marrëdhënieve mes dy shteteve”, ka shkruar kryeministri.
Kujtojmë se në përgjigjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë thuhej “Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare”. /Lajmi.net/
Today marks 11 yrs since @CIJ_ICJ sealed the legality of Kosova’s independence. Less than 2 months later, the #UN adopted a resolution calling for a dialogue for peace & progress btw Kosova & Serbia.
Dialogue in Brussels is about the status of relations between two countries.
— Albin Kurti (@albinkurti) July 22, 2021