Kurti dhe Maqedonci takojnë Gjenerallejtënantin amerikan, Michael Fenzel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzel, Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izrael dhe Palestinë. Kurti i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e njoftoi Gjenerallejtënantin Fenzel për progresin dhe rritjen ekonomike në katër vjet e fundit, politikat shpërndarëse dhe punësimit, përmirësimin e sundimit të…

Lajme

15/02/2025 19:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Gjenerallejtënantin amerikan Michael Fenzel, Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Izrael dhe Palestinë.

Kurti i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci e njoftoi Gjenerallejtënantin Fenzel për progresin dhe rritjen ekonomike në katër vjet e fundit, politikat shpërndarëse dhe punësimit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe avancimit të të drejtave politike dhe lirive civile, transmeton lajmi.net.

Kryeministri veçoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, nga blerja e sistemit raketor anti-tank Javelin e helikopterët Black Hawk, deri te bashkëzbarkimi me trupat amerikane në Kuvajt, dhe pjesëmarrja si vend pritës në ushtrimin Defender Europe 25, por edhe në fushën humanitare me ndihmën e dhënë për strehimin në Kosovë të refugjatëve afganë. Së fundmi, Republika e Kosovës gjithashtu ka ndarë pesëqind mijë euro (500.000€) për ndihmë humanitare në Gaza.

Në takim u diskutua për mundësitë e përfshirjes dhe kontributit të Kosovës në nisma të udhëhequra e të koordinuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të përbashkët.