Kurti dënon sulmin brutal të Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar sulmin e forcave ruse ndaj civilëve ukrainas sot në një shkollë në Bilohorivka, në Luhansk të Ukrainës.

Lajme

08/05/2022 21:39

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës.

YouTube player

“I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk. Duke i mbijetuar gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe menjëherë pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/