Kurti del me “analizë” për LDK-në: Votuesit e saj që deshtën koalicion me VV’në u larguan, u pa si bllokuese
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Gjatë një interviste për KosovaPress, ai ka thënë se votuesit e LDK-së u larguan për shkak se LDK nuk donte koalicion me Vetëvendosjen. Sipas Kurtit, LDK-ja u pa si bllokuese në një situatë ku ishte partia e tretë dhe as…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Gjatë një interviste për KosovaPress, ai ka thënë se votuesit e LDK-së u larguan për shkak se LDK nuk donte koalicion me Vetëvendosjen.
Sipas Kurtit, LDK-ja u pa si bllokuese në një situatë ku ishte partia e tretë dhe as nuk donte komunikim me partinë e parë.
“Përshtypja ime është që, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, udhëheqja e LDK-së u pa nga qytetarët e Republikës si bllokuese e çfarëdo bashkëpunimi. Në kushtet kur del subjekti i tretë, dhe me një dallim të madh prej të parit e jo të vogël edhe prej të dytit, të mos dëshirosh as të komunikosh, as të takohesh, as të bashkëpunosh, nuk mendoj që ka qenë racionale. Në anën tjetër, nuk ka pasur asnjë lloj alternative se si të ecet përpara. Në këtë kuptim, ka mundësi që një numër i konsiderueshëm i votuesve të LDK-së që kanë dashur ta shohin koalicionin me Vetëvendosjen në legjislaturën e kaluar, janë larguar prej mbështetjes së LDK-së”, tha Kurti.