Kurti deklarohet për marrëdhëniet me Amerikën, pasi Besnik Tahiri tha se s’i ka shkelur këmba asnjëherë në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot për 4 vite qeverisje. Ndërsa deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri e pyeti Kurtin për marrëdhëniet me SHBA-të, derisa tha se s’i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit. Pas kësaj është përgjigjur Kurti i cili tha se, i ka takuar figurat…
Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot për 4 vite qeverisje.
Ndërsa deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri e pyeti Kurtin për marrëdhëniet me SHBA-të, derisa tha se s’i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin amerikan të Shtetit.
Pas kësaj është përgjigjur Kurti i cili tha se, i ka takuar figurat e rëndësishme amerikane shtetërore pikërisht në Amerikë.
“Kam vështirë të diskutoj sepse me gjithë respektin, deputeti Tahiri në fjalën tuaj hyrëse ju thatë kryeministrit nuk i ka shkelur këmba në Departamentin amerikan të Shtetit dhe Shtëpi të Bardhë. Sekretarin Blinken ku e kam takuar? Jake Sullivan c e kam takuar? Ne mund të diskutojmë për bindje dhe opinione të ndryshme, për mendime dhe qëllime të ndryshme, por nëse ju i mohoni faktet aty nuk ka debat më”, tha Kurti./Lajmi.net/