Kurti beson në votën e të pavendosurve
Lëvizja Vetëvendosje po rritet e subjektet e tjera po zvogëlohen. Kështu ka thënë udhëheqësi i këtij subjekti, Albin Kurti gjatë një tubimi elektoral në Han të Elezit.
Lajme
Sipas tij, sondazhet po tregojnë se rreth 20 % e popullsisë është e pavendosur për votën e vet. Ai shprehu besimin se ata që deri tani ishin të pavendosur do të orientohen kah Vetëvendosje, informon KosovaPress.
Ai u tha qytetarëve të këtij vendi se ndryshimin në Kosovë e ka filluar Rufki Suma, pastaj e vazhdoi Shpend Ahmeti, kurse më 8 qershor Kurti beson se do ndryshimi do të kurorëzohet me Vetëvendosjen.
Ndërkaq, deputeti i legjislaturës së fundit, Glauk Konjufca tha se nuk ka dyshim se Lëvizja duhet dhe do të qeverisë në këtë mandat.
Sipas tij, arsyeja kryesore është kriza e thellë në të cilën është futur Kosova.