Kurti bashkë me ministra e deputetë në Tiranë, bëjnë homazhe tek arkivoli i Kadaresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së Kosovës dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbërritur në Teatrin  e Operës dhe Baletit në Tiranë për të bërë homazhe pranë arkivolit të poetit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Përpos kryeministrit Kurti homazhe aty pritet të bëjnë dhe presidentja Vjosa Osmani dhe i pari…

Lajme

03/07/2024 11:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministra të Qeverisë së Kosovës dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbërritur në Teatrin  e Operës dhe Baletit në Tiranë për të bërë homazhe pranë arkivolit të poetit të shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Përpos kryeministrit Kurti homazhe aty pritet të bëjnë dhe presidentja Vjosa Osmani dhe i pari i Kuvendit ët Kosovës, Glauk Konjufca, transmeton lajmi.net.

Kadare pritet që të varroset pas pak orësh.

Ai ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88 vjeçare./Lajmi.net/