Kurti bashkë me dy ministra takohet sot me kryetarët e komunave

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot do të mbajnë takim me kryetarët e komunave me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional. Temat kyçe të këtij takimi janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja…

Lajme

08/10/2024 08:35

Kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, sot do të mbajnë takim me kryetarët e komunave me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional.

Temat kyçe të këtij takimi janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar; Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare dhe Kontrata Kolektive.

Takimi nis në ora 13:00./Lajmi.net/