Kurti: Bahri Fazliu ishte ideator i strategjisë çlirimtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i heroit të kombit, Bahri Faziu në 28-vjetorin e rënies së tij. Kurti e përshkroi Bahri Fazliun si një nga luftëtarët e parë të çështjes çlirimtare shqiptare, por edhe si intelektual, poet, kritik dhe organizator të rinisë. Ai theksoi se Bahriu kishte rol…

Lajme

07/05/2026 12:47

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe tek varri i heroit të kombit, Bahri Faziu në 28-vjetorin e rënies së tij.

Kurti e përshkroi Bahri Fazliun si një nga luftëtarët e parë të çështjes çlirimtare shqiptare, por edhe si intelektual, poet, kritik dhe organizator të rinisë.

Ai theksoi se Bahriu kishte rol të rëndësishëm në strategjinë çlirimtare dhe organizimin e popullit

“Kombi shqiptar ka Bahri Fazliun, një luftëtar jo vetëm të orëve të para të përpjekjeve tona çlirimtare, por tek ai e gjejmë edhe shembullin e një intelektuali të ri, e një kritiku të angazhuar, e një poeti romantik, e një drejtuesi të gazetës, dhe gjithashtu e një organizatori e ideatori njëkohësisht, të strategjisë çlirimtare përmes organizimit të popullit. Bahri Fazliu sot prehet këtu në Prishtinë, ndërmjet dy personaliteteve të tjera, të cilët i kishte gjithmonë pranë. Në të djathtë të tij është dëshmori i popullit shqiptar, Fahri Fazliu, i cili më pak se një dekadë para Bahriut, në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe ra heroikisht bashkë me Afrim Zhitinë. Ndërkaq në të majtë të tij është shoku i tij i pandashëm Agron Rahmani. Dhe këtë përparësi që e kishte Bahri Fazliu, e maksimizoi duke organizuar rininë shqiptare deri në ditën e 7 majit të vitit 1998, kur ra heroikisht në betejë, në Bogiçe, në kufirin ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi, me forcat ushtarake të Serbisë”, tha ai.

Në 28-vjetorin e rënies së Bahri Fazliut homazhe tek varri i tij bënë edhe shumë bashkëluftëtarë e familjarë të tij, si dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Bahri Fazliu ra më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe, në kufirin mes Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe më vonë u angazhua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.