Kurti: Asnjëherë s’kemi pasë rritje ekonomike si këtë vit

Buka si ushqim kryesor nga 40 centë u bë 50.

Lajme

28/10/2021 21:10

Gjithashtu produktet e mishit, bulmeti, perimet, uji dhe lëngjet bashkë më shumë të tjera mallra në tetor u shtrenjtuan.

E këtë trend të rritjes së çmimeve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po e sheh si dështim të qeverisë së tij por si faktor të jashtëm.

Për mos tu përsëritur kjo situatë Kurti e ka një zgjidhje por që donë kohë dhe investime

Përkundrejt rritjes së çmimeve, që sipas kryeministrit nuk varet nga Kosova, shteti nuk ka probleme me stabilitetin ekonomik.

Këto qëndrime  Kurti i bëri në një konferencë bashkë me përfaqësuesit e bizneseve si dhe  Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Ky i fundit i ka prezantuar masat për mbështetjen e prodhuesve vendor, që hyjnë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike

Opsione për ti ndihmuar bizneset dha edhe Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha .

Mas tjetër propozoj edhe Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi

Ndërsa, Arian Zeka drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane tha se  masa e prezantuara nga Qeveria do të ndikojnë edhe më tej në rritjen e eksportit me SHBA dhe BE.

Ministri Murati tha se bizneset mund të aplikojnë për mbështetje, ndërsa mundësia është e hapur deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm.