Kurti as pas daljes nga Kuvendi nuk e thotë as edhe një fjalë
Edhe pas dështimit të 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është ndalur për media dhe nuk ka dhënë asnjë koment për situatën politike. Kurti nga objekti i Kuvendit të Kosovës ka vazhduar për në objektin e Qeverisë së Kosovës i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben…

Lajme
Edhe pas dështimit të 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është ndalur për media dhe nuk ka dhënë asnjë koment për situatën politike.
Kurti nga objekti i Kuvendit të Kosovës ka vazhduar për në objektin e Qeverisë së Kosovës i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sot në seancë kanë votuar vetëm 53 deputetë për formimin e Komisionit për votimin e fshehtë, vota këto të pamjaftueshme për kuorum. Kryesuesi Dehari ka ndërprerë seancën dhe ka ftuar të radhës më 2 qershor.